EURO 2020

Tifozja angleze “shpërtheu” në lot, lojtari anglez pas ndeshjes ia dhuroi fanellën

Mesfushori i Anglisë, Mason Mount ka bërë një veprim që po duartrokitet nga të gjithë futbolldashësit.

Mount ishte i pranishëm në fitoren e Anglisë 2-1 ndaj Danimarkës në gjysmëfinale të “Euro2020”.

Futbollisti i Chelseas dhe i Anglisë pas përfundimit të ndeshjes ka shkuar në tribuna për ta takuar një tifozë angleze.

Kësaj të fundit ia ka dhuruar fanellën që e ka përdorur këtë përballje.

Në momentin kur tifozja e merr fanellën nga Mason Mount ajo “shpërthen” në lotë nga gëzimi.

Tifozët që ishin të pranishëm në atë pjesë të stadiumit “Wembley” e duartrokitën veprimin e Mount.

Ndryshe, Anglia është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian dhe atje do të takohet me Italinë.

Ky është momenti:

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020