Sport

Tifozi i Liverpool i këndon djalit të tij këngën e famshme ‘Allez Allez’, vdes në duart e tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një baba me zemër të thyer tha se djali i tij i vogël vdiq në krahët e tij ndërsa i këndoi këngën e famshme të Liverpool, ‘Allez Allez’.

Teddy Bear Bowers më 2 gusht të këtij viti, me prindërit Michael Bowers dhe Xena Maud, nga Bradford.

Tragjikisht, ai kishte një sëmundje të rrallë të zemrës të quajtur defekt atrioventrikular septal (AVSD) i cili u diagnostikua pas 20 javëve, shkruan lajmi.net.

Kjo do të thoshte që Teddy kishte vrima në zemrën e tij dhe ‘çiftit të shkatërruar’ iu dha mundësia të ndërpresin shtatzëninë, raporton Liverpool Echo.

Por Michael tha që kjo nuk ishte “kurrë një mundësi” për ta dhe ata ishin të vendosur për t’i dhënë Teddy një shans luftimi.

Tifozi i Liverpool FC, Michael tha: “Ne donim të takonim djalin tonë dhe do të vendoste Teddy se kur ai donte të shkonte”.

Mjekët fillimisht i thanë çiftit se opsioni më i mirë për djalin e tyre ishte që ai të bënte një operacion – megjithatë çdo përpjekje ishte e pamundur për ta shpëtuar.

Babai ndërkohë zbulon se si në ndeshjen e parë të Premierligës më 9 gusht të Liverpool ndaj Norwich familja u bashkua, kurse një ditë më vonë foshnja ndërroi jetë duke dëgjuar këngën e famshme ‘Allez Allez’.

Ai shtoi: “Ne po shikonim ndeshjen me të gjithë familjen tonë, dhe Teddy ishte duke parë gjithashtu”.

“Kur Liverpool shënoi golin e dytë, ai vuri dorën lart sikur të ishte duke festuar dhe ai e dinte”.

Sidoqoftë, në mënyrë tragjike, Teddy i vogël vdiq në krahët e Michael më 10 gusht ndërsa këndoi këngën e famshme të Liverpool, ‘Allez, Allez Allez’. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv