Sport

Tifozi i Arsenalit tallet me Mustafin – shqiptari ia kthen në këtë mënyrë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një tifoz i Arsenalit është tallur me Shkodran Mustafin në rrjetet sociale, pas dy ndeshjeve të fundit të ‘Topçinjve’.

Mustafi, që ka qenë në qendër të kritikave për shkak të gabimeve të shumta sezonin e shkuar dhe është përfolur për një largim të tij nga klubi, pati dy paraqitje të mira në ndeshjet e fundit.

Mbrojtësi shqiptar nuk ka qenë fare pjesë e skuadrës në 6 xhirot e para të Premierligës, por atij i janë dhënë minuta në dy ndeshjet e fundit, atë në Europa League dhe të fundit në Carabao Cup.

Në Ligën e Evropës, Mustafi ishte titullar dhe e zhvilloi gjithë ndeshjen, në fitoren e thellë 0:3 në udhëtim te Eintracht Frankfurti.

Brenda pesë ditësh Mustafi startoi sërish, kësaj radhe në kuadër të kupës ndaj Nottingham Forestit të Arijanet Muriqit, duke i zhvilluar sërish 90 minuta, ku Arsenali fitoi 5:0 në ‘Emirates’.

Ky fakt, se Arsenali luajti me Mustafin titullar dhe pikërisht në këto dy ndeshje e mbajti rrjetën të paprekur, ka befasuar një tifoz.“E urrej ta them, por Mustafi ka luajtur dy ndeshje dhe dy herë ka mbajtur portën të paprekur”, shkroi ai.Mustafi ia ktheu me ironi: “Më vjen keq që e mbajta portën e paprekur 2 herë”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv