
Istogu shkaktoi befasinë më të madhe në kuadër të fazës 1/8 të Kupës së Kosovës.
Skuadra që drejtohet nga Nazmi Rama arriti fitore përballë Gjilanit si vendas me rezultat 2:0, shkruan “Zeri.info”.
Me këtë fitore “Troftat” kalojnë në çerekfinale të kupës.
Por, tifozët gjilanas nuk e kanë pritur aspak mirë këtë humbej të Gjilanit.
Në postimin e Gjilanit në “Facebook” për humbjen e skuadrës, u aktivizuan në komente negative tifozët gjilanas.
Për më shumë, më poshtë gjeni disa nga komentet në fjalë.