Sport

Tifozët e Liverpoolit tallen keq me Xhakën, pasi Klopp e injoroi përqafimin e tij (VIDEO)

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tifozët e Liverpoolit e kanë tallur keq Granit Xhakën, pas publikimit të një videoje e cila zbulon prapaskenat e derbit të fundjavës mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Në videon e publikuar deri tani, Xhaka shihet duke tentuar ta përqafojë trajnerin e Liverpoolit, por gjermani vetëm ia zgjat dorën dhe e injoron tentimin e tij për t’u përqafuar duke u larguar me shpejtësi.

Topçinjtë u mposhten bindshëm 3:1 nga të kuqtë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Anfield.

Yjet e Arsenalit, përfshirë kapitenin Xhaka, u kritikuan ashpër nga tifozët e vet pas kësaj humbjeje.

Por ajo që ka marrë vëmendje tani është një video e publikuar dje, e cila e shfaq momentin kur Klopp e injoron përqafimin e Xhakës.

Pasi i shtrëngon duart me 52-vjeçarin, Xhaka i afrohet atij për ta përqafuar duke ia vendosur dorën përreth. Por Klopp kthehet para dhe largohet nga 26-vjeçari.

Tifozët e Liverpoolit e kanë shfrytëzuar këtë për t’u tallur me shqiptarin.

Një komentues tjetër shkroi: “Ik”.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Ai u përpoq, zoti e bekoftë”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv