Sport

Tifozët e huaj, të mahnitur nga talenti në Kombëtaren e Kosovës

Pasi faqja që bën analizën e ndeshjeve dhe lojtarëve, Breaking The Lines, e analizoi paraqitjen e fundit të yllit kosovar të Werder Bremenit, Milot Rashicës, tifozë të shumtë të futbollit e shprehën habinë nga talenti i madh që posedon ekipi kombëtar i Kosovës.

Breaking The Lines e publikoi një artikull për Milot Rashicën, duke shkruar se përkundër që po luan për Bremenin që radhitet në pozitën e 17-të në tabelën e Bundesligës, ai ka arritur të bëjë emër për vete si njëri ndër sulmuesit e rinj më të mirë në Bundesligë, transmeton Gazeta Express.

Kjo e shtyu amerikanin Zach Lowy të komentojë për talentin e madh që ka ekipi kombëtar i Kosovës, përkundër numrit të vogël të popullsisë.

“Kosova do ta ketë Vedat Muriqin (26-vjeçar), Arbër Zenelin (25), Edon Zhegrovën (21), Bersant Celina (23) dhe Rashicën (23) në sulm gjatë dekadës së ardhshme. Thellësi e pabesueshme në sulm për një vend me më pak se dy milionë banorë”, shkroi Lowy.

Postime të ngjajshme
Sport

Këta janë të ftuarit e Gentijan Mezanit për përballjen ndaj Drenicës

Sport

Ky tifoz në Angli është bërë hit në internet – ja sesi e shikon ndeshjen

Sport

Grupi më i vështirë dhe më i lehtë për Barcelonën

Sport

Milani prezanton transferin e ri