Trajneri, Dejan Vukicevic dhe FC Feronikeli kanë ndërprerë bashkëpunimin, shkruan BlicMedia.
Pas një bisede të trajnerit, Vukicevic dhe Presidentit të klubit, Naser Ramaj, që të dy janë dakorduar që të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukicevic nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit.
Në njoftimin të cilin e ka bërë Feronikeli në rrjetet sociale disa nga komentet e shumta kanë të bëjnë me ish trajnerin e skuadrës, Zekirija Ramadani.
Tifozët e Feronikelit e kanë shprehur dëshirën për rikthimin e Zekirija Ramadanit te skuadra kampione. /BlicMedia.net.