Sport

Tifozët e Arsenalit, të nervozuar me Dogo Jotan e Liverpoolit

Liverpooli vazhdoi me serinë e rezultateve pozitive edhe në xhiron e tretë të Kampionatit anglez, duke e mposhtur Arsenalin me rezultat 3-1 të hënën në “Anfield Road.” Dhe duke mbledhur kështu nëntë pikë në renditjen tabelare.

Sadio Mane, Handersoni dhe Jota ishin realizuesit e golave duke përmbysur kështu golin e Alexandre Lacazettesit.

Por,është pikërisht goli i realizuar nga debutuesi Diogo Jota, ai i cili ka ngjallur diskutime të shumta te tifozët e Arsenalit, duke pretenduar se sulmuesi para se të shënonte golin e tretë e kishte ndalur topin me dorë.

Imazhe të shumta janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale ku shihet momenti i kontaktit të dyshimtë, por që as gjyqtari kryesor i ndeshjes e as teknologjia VAR nuk intervenuan dhe në fund goli u pranua si i rregullt.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme