Sport

Tifozët akuzojnë se Gramoz Shala ndihmoi Prishtinën

Prishtina ka fituar derbin e madh kosovar ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 1-2.

Bardhekaltërtit fituan me përmbysje, por në Gjilan e kanëme gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Gramoz Shalën,.

Sipas tifozëve gjilanas, gjyqtari kryesor i kësaj sfide, Gramoz Shala u pa qartë se favorizonte Prishtinën duke e afruar sa më afër golit të vendasve me disa ndërhyrje thuajse që nuk egzistonin fare.

Goli i parë i Prishtinës erdhi nga një goditje e dënimit e pa qenë fare, pasi kapiteni i gjilanasve, Ardian Limani nuk e kishte prekur fare Leonit Abazin dhe topi pasi doli në korner, Shala akordoi goditje dënimi për mysafirët.

Por kjo nuk është hera e parë që Shala i jep një dorë Prishtinës drejt fitores.

Gjyqtari kosovar njëjtë kishte vepruar edhe në ndeshjen e 27 shkurtit në Mitrovicë, kur Prishtina fitonte 1-2 në udhëtim te Trepça ’89.

Madje në atë takim kishte pasur polemika të mëdha, ku pas ndeshjes edhe vet klubi mitrovicas doli me shkrim se gjyqtari Shala ishte i deleguar me mision të caktuar në atë sfidë.

Gjithsesi shpresojmë që në të ardhmen të ketë sa më pak gabime të gjyqtarëve, pasi ankesat nga klubet dhe tifozët janë të mëdha.

/Gazeta Olle/

Postime të ngjajshme
Sport

Skenarët që e shpallin Prishtinën kampion këtë fundjavë

Sport

Liridon Leci flet për festimin e tij me shqiponjë: Ishte koha kur Xhaka e Shaqiri kishin bërë këtë gjë ndaj Serbisë

Sport

Liga e Parë, sot do të mësohen dy skuadrat që futen në Superligë

Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit