Sport

Tifozat ‘Kuq e Zi’ me gjest të jashtëzakonshëm

Tifozat ‘Kuq e Zi’ do të rindërtojnë dy qendra shëndetësore në bashkinë e Durrësit dhe Shijakut, të cilat u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019

Projektmarrëveshja e bashkëpunimit me grupimin e tifozëve është miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë.

Ky është vendimi i plotë:

MIRATIMIN E PROJEKTMARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE TIFOZËVE KUQ E ZI, PËR RINDËRTIMIN E DY QENDRAVE SHËNDETËSORE NË BASHKITË DURRËS DHE SHIJAK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e projektmarrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Tifozëve Kuq e Zi, për rindërtimin e dy qendrave shëndetësore në bashkitë Durrës dhe Shijak, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Autorizimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin për nënshkrimin e kësaj projektmarrëveshjeje.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe bashkitë Durrës e Shijak për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Postime të ngjajshme
Sport

Devolli paralajmëron Ballkanin para udhëtimit në Suharekë

Sport

Milan gjen zëvendësuesin e Donnarummas

Sport

Atmosferë fantastike te Drita, drejtori i klubit befasohet për datën e tij të lindjes!

Sport

Liga e Parë, këto janë delegimet e plota të xhiros së 17-të