Sport

Thaqi optimist për të marrë pikët e plota në Gjilan

Ballkani nesër do të ketë një udhëtim të vështirë ku pritet të ndeshen me Gjilanin.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi synon ta mbajë ritmin e fillimit të edicionit dhe të dal nga Gjilani me pikët e plota. Kështu ka insistuar edhe mbrojtësi i djathë i “xhebsave”, Armend Thaqi në një intervistë për “KOHA” duke theksuar se do të kërkojnë vetëm rezultat pozitiv për të vazhduar me serinë pozitive, raporton GazetaSheshi.

“Na pret një udhëtim shumë i vështirë dhe njëkohësisht një përballje e zjarrtë në Gjilan, por ne jemi të përgatitur mirë dhe të motivuar për të vazhduar me serinë pozitive që e kemi në dy ndeshjet e para, sepse duam ta mbajmë këtë ritëm. Do të luftojmë deri në fund dhe do të japim maksimumin për rezultat pozitiv, gjë që besoj se është e arritshme për ne”, është shprehur Thaqi.

“Është derbi dhe pres të tregojmë një lojë të bukur siç e kemi bërë këtë edicion. Megjithatë nuk do të jetë lehtë për shkak se Gjilani ka një ekip të fortë. Ne do t’i qasemi ndeshjes me mentalitet fituesi, pra për rezultat pozitiv ashtu siç futemi në çdo takim tjetër”.

Ballkani startin në edicionin e ri të Superligës së Kosovës e ka pasur shumë më të mirë se Gjilani, pasi në xhiron e parë e mposhti Besën me rezultatin 4:1, kurse në të dytën fitoi derbin me Feronikelin, 3:2. Ndërsa, Gjilani filloi shumë të dobët, ku në ndeshjen e parë pësoi humbje të thellë në udhëtim nga Feronikeli (4:0). Por fitorja si mysafir ndaj Llapit (1:0) ka dhënë shpresa për një rezultat pozitiv edhe ndaj Ballkanit, në ndeshjen e parë si vendas.

Takimi i kësaj ndeshje do të zhvillohet me këtë të diele me fillim nga ora 13:30 në stadiumin e “Qytetit” në Gjilan dhe do të transmetohet direkt në Klan Kosova.

Postime të ngjajshme
Sport

Kosova – Holanda, formacionet zyrtare

Sport

Ndeshja mes Feronikelit dhe Llapit u përcoll nga personi i rëndësishëm i UEFA-së, ja arsyeja pse ai është në Kosovë

Sport

Ramadani flet për përballjen me Ballkanin, ka disa fjalë edhe për gjyqtarin Dardan Çaka

Sport

Shënoi supergol në ndeshjen e sotme, flet Yll Hoxha