
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar mësuesin dhe patriotin Fazli Greiçevcin.
Thaçi ka shkruar në faqen e tij në Facebook në kujtim të 55 vjetorit të vrasjes së mësuesit dhe patriotit Fazli Greiçevcit.
Ai ka shkruar se Fazli Greiçevci u mbyt mizorisht në burgun e Prishtinës.
“Para 55 viteve u mbyt mizorisht në burgun e Prishtinës njëri ndër patriotët më të shquar të lëvizjes kombëtare, mësuesi dhe edukatori Fazli Greiçevci”, ka shkruar Thaçi.
Thaçi ka shkruar se emri i Fazli Greiçevcit u bë frymëzim për gjeneratat atdhedashëse.
“Emri i tij u bë simbol i flamurit tonë kombëtar dhe frymëzim për gjeneratat atdhedashëse që vijuan përpjekjet për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.