Lajme

Thaçi: Partneriteti me SHBA-në, vendimtar në çdo proces për Kosovën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me senatorët amerikan, Ron Johnson dhe Chris Murphy.

Sipas Thaçit, mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët.

“Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Ai më tej ka shkruar se mbështetja amerikane do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Sot zhvillova një takim përmbajtjesor me miqtë e Kosovës, senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët. Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB. HTH. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat