Lajme

Thaçi nga Mynihu për vizat: Nuk po kërkojmë dhuratë, BE ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar nga Myniu, pas mbajtjes së një takimi ku në panel ka qenë edhe Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ishte një mundësi shumë e mirë që të prezantohet të arriturat dhe aspiratat e Kosovës për të ardhmen. Në këtë takim ishte Josep Borrell me të cilët biseduam për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Thaçi, transmeton Klan Kosova.

“Theksova se Kosova ndihet e mashtruar nga BE për mosliberalizim të vizave. Duhet të ndryshohet kjo qasje. Nuk po kërkojmë dhuratë. I kemi impelemetnuar të gjitha kriteret. Është një gabim strategjik i BE-së dhe një qasje e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës”.

“Angazhimi tjetër është ajo rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Viti i kaluar ka qenë më optimist se sivjet që të arrihet diçka konkrete. Duam nga BE të jetë unike dhe shtetet anëtare ta mbështesin procesin e dialogut dhe ky proces të jetë i lidhur ngushtë me SHBA-në”

Thaçi ka folur edhe për marrëveshjen e nënshkruar sot në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo marrëveshje është mes dy vendeve – dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Është një marrëveshje që përfshin çështje lokale, regjionale dhe ndërkombëtare që ndërlidhen me sistemin hekurudhor”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kurti thërret konferencë për ‘çështje të mëdha’

Lajme

Dalin pamjet: Xhelal Sveçla u rrah me një person tek “Kafet e Vogla”

Lajme

Pas Amerikës, Kurti tani del edhe kundër BE’së

Lajme

Ekskluzive: Sulmohet zv.ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla