Lajme

Tha se Osmani nuk pajtohet me Kurtin, shefi i stafit të presidentes e quan ‘rrenc’ Grenellin

Shefi i Stafit të Presidentes, Blerim Vela, i ka reaguar ish emisarit të SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Riuchard Grenell, i cili shkroi se as presidentja Vjosa Osmani nuk pajtohet me vendimet e Kurtit rreth SHBA’ve, shkruan Gazeta Metro.

Vela, i ka replikuar Grenellit duke e quajtur ‘’rrenc’’ kur flet për qëndrimet dhe në emër të presidentes Vjosa Osmani.

‘’ Si shef i kabinetit të presidentes dua t’iu informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratave të Presidentes të Republikës së Kosovës.
Grenell, përmes një postimi në Twitter shkroi se Osmani ua kishte thënë SHBA’ve këtë, derisa komentoi edhe rezultatin e zgjedhjeve lokale ku VV doli humbëse edhe në raundin e dytë.

‘’ Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin.’’

Grenell, ka goditur kryeministrin e vendit Albin Kurti, pas debaklit që pësoi mbrëmë në zgjedhjet lokale, duke thënë se kjo është si pasojë e refuzimit të SHBA’ve nga ai.

Grenell përmes një postimi në Twitter, tha se Kurtit nga ky rezultat i është dhënë një leksion.

Derisa përmendi refuzimin e projekteve amerikane si shkak kyç i humbjes të LVV’së.
“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale’’, shkroi Grenell ndër të tjera./gazetametro.net

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *