Show Bizz

Teuta Krasniqi thotë se ka qarë dy javë për skenën e zhveshjes në filmin “Engjëjt janë larg”

Aktorja Teuta Krasniqi ka qenë e ftuara e radhës në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” me Artan Telakun në RTV Dukagjini.

Teuta ka folur edhe për rolin e saj në filmin “Engjëjt janë larg”, me regji të Gjergj Xhuvanit.

Aktorja në këtë film ka një skenë ku ajo del e zhveshur lakuriq.

“Kam qenë shumë në dilema për këtë film, madje dy javë kam qa. Sot jam shumë e penduar pse kam qarë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Teuta thotë se e ka pasur në ëndërr të punoj me regjisorin Gjergj Xhuvani, por thotë se kur ka parë që është një skenë ku duhet të zhvishet është dëshpëruar.

“Më mbeti në fyt. Si aktore është budallaki te mendosh se do të zhvishem e çfarë thonë njerëzia. Unë në atë kohë nuk e kisha luksin të mendoj vetëm si aktore pasi merresha me emisione humanitare e emisione të fëmijëve”.

“Mikut tim të mirë Blerim Gjocit i kam thënë të flet ai me babin se unë nuk mund të flisja. Sigurisht e mora edhe miratimin nga familja. Ata për fat të mirë janë njerëz që kuptojnë artin dhe më kanë thënë të mos jetë diçka degraduese”.

Teuta thotë se pasi ka parë filmin gjithçka i është dukur në rregull dhe madje thotë se i ka ardhur keq për veten që ka vuajtur aq shumë./

Postime të ngjajshme
Show Bizz

A po e rrezikon shtatzëninë Sara me këtë veprim?

Show Bizz

Dj Snake nuk heq dorë nga Marina, shihni ç’bën tani

Show Bizz

Publikohet lista zyrtare me 41 shtete pjesëmarrëse në Eurovision 2021

Show Bizz

Ja çka bëri Dafina pas dissit të Taynes