Sport

Teuta i jep lamtumirën edhe një kampioni, ka pranuar ofertën e Gjilanit

Skuadra e Teutës i ka dhënë sot lamtumirën një futbollisti tjetër mes grupit të lojtarëve të cilët fituan gjithçka me këtë skuadër në dy sezonet e fundit në Shqipëri.

Mbrojtësi Fabian Beqja, sot është shkëputur nga durrsakët për të nisur një eksperiencë të re në kampionatin kosovar.

Beqja ka qenë pjesë e pandashme e Teutës në këto vite dhe ka luajtur me ekipin e parë që në sezonin 2013-2014.

Por aktivizimi jo i rregullt i tij, shtyu mbrojtësin që të kërkonte një sistemim në një skuadër ku të mund të luante rregullisht, ndaj ai ka pranuar ofertën e Gjilanit dhe do të jetë pjesë e skuadrës kosovare në edicionin e ri.

Sot, futbollisti u ka dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës te Teuta, duke u përshëndetur me ekipin gjatë seancës stërvitore të pasdites pasi mbylli bashkëpunimin me durrsakët.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar