Sport

Teuta dorëzohet në ndeshjen e parë

Teuta zhgënjen në Europë, pasi është mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 nga moldavët e Sheriff Tiraspol, në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të ligës së Kampionëve, zhvilluar në “Nmiko Dovana”.

Kampionët e Shqipërisë bënë një ndeshje për t’u harruar dhe u pa qartë që ishin shumë më dobët fizikisht sesa kundërshtari, teksa humbja me rezultatin e thellë e bën takimin e kthimit vetëm një formalitet, pasi eliminimi është i pashmangshëm.

Sheriffi e nisi vrullshëm ndeshjen dhe arriti të gjejë golin e avantazhit me mbrojtësin Henrique Luvannor në minutën e 15’, ndërsa në shtesën e pjesës së parë ishte sërish futbollisti 31-vjeçar që shënoi edhe golin e dytë.

Durrsakët provuan të reagojnë në pjesën e dytë, por pa rezultat, ndërsa moldavët shënuan edhe dy herë të tjera me Traore dhe Castaneda, duke vulosur triumfin 0-4 dhe njëkohësisht kualifikimin që në ndeshjen e parë në Durrës.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!