Sport

Tetova pas takimit ndaj Prishtinës paralajmëron lojtarët

Ulpiana me shumë mund e sakfrificë ka barazuar në ndeshjen e shtatë kampionale në kuadër të Superligës së Kosovës.

1-1 ishte rezultati mes skuadrës nga Lipjani dhe kampionit të Kosovës, Prishtina.

Pas takimit, trajneri Edlir Tetova është prononcuar për Art Sport, ku ka komentuar ndeshjen në përgjithësi.

“Ndeshja shfaqi dy pjesë të ndryshme, në pjesën e parë po luanim në mbrojtje por shfrytëzuam thellësinë e Rezit, pavarësisht që ishte devijim. Për pjesën e dytë, disa ekulibra sidomos të mesfushës, filluan të çalonin”.

“Kam disa rezerva për disa lojtarë, por megjithatë loja ishte e pëlqyeshme dhe rezultati i shkoi përshtat lojës”.

“Patjetër që do të ketë ndryshime në ndeshjen e ardhshëm, kontigjenti i ekipit është i vogël por do të ketë freski në takimin e ardhshëm”, u shpreh trajneri Edlir Tetova.

Ndeshja e ardhshme për Ulpianën do të jetë ndaj Feronikelit.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf