Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti, të organizuar nga organizata ndërkombëtare “S2A Sport Mobility” dhe të financuar nga programi i Bashkimit Evropian: “Shkëmbimi dhe mobiliteti në sport”.

Pjesëmarrës në kurs do të jenë 40 vijues nga vende të ndryshme të Evropës, ndërsa shumica prej tyre, nga tetë sosh, janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Vijuesit e përzgjedhur nga KOK-u, në bazë të kritereve të përcaktuara nga organizatori dhe të dërguara me kohë tek federatat sportive janë: Endrit Syla e Blerina Imeri (KOK), Granit Rugova e Artina Hasani (basketboll), Jeton Oruqi (pingpong), Gresa Bakraqi (atletikë) dhe Venita Smakaj e Fjona Xhelili (sporti universitar).

Koordinator për Kosovë është Endrit Syla, ndërsa në njërin prej moduleve nga Kosova do të ligjërojë edhe kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Jeton Beqiri, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut. Ai do të ligjëroj rreth temës për planet strategjike të organizatave sportive.

Kursi mbahet në tri module, nga një javë për secilën, dhe organizohet gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor 2021. Modulet ishin paraparë të mbahen në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, por që shkaku i pandemisë Covid 19 do të mbahen online.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf