Sport

Tetë përballjet e Ligës së Kampionëve – vëmendja te derbi mes Man Cityt e PSG-së

Sot (e mërkure) do të zhvillohet pjesa e dytë e rrethit të pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Përballja më interesante e kësaj mbrëmje është ajo në mes të Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit që fillon nga ora 21:00 në stadiumin “Etihad”.

Por, fillimisht para këtij orari, janë dy ndeshje tjera që fillojnë nga ora 18:45 në mes të Interi e Shakhtar Donetskut dhe Besiktasit kundër Ajaxit.

Pas këtij orari, në ora 21:00 fillon takimi po ashtu i zjarrtë mes Atletico Madridit e Milanit, me Rossonerët që duhet të fitojnë për të shpresuar së paku në Ligën e Evropës.

Po në këtë grup, Liverpooli e pret Porton, me The Reds që tashmë janë kualifikuar, derisa Real Madridi i shkon Sheriff Tiraspolit.

Dortmundi po ashtu është mysafir i Sporting Lisbonës e që do të jetë një përballje direkte për vendin e dytë.

Një tjetër takim simpatik është edhe ai në mes të Club Brugge e Rasenball Sport Leipzig.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme