Lajme

Tetë pacientë me koronavirus të shtrirë në Infektivë, tre në gjendje të rëndë

Kosova po vazhdon të përballet me luftën kundër koronavirusit.

Tetë pacientë të prekur me COVID-19, janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka treguar se një pacient është me gjendje të rënduar dhe se po trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intenstive, derisa dy pacientë janë në Mjekim Intensiv.

“1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik)”, ka shkruar Hoti.

Sot nga kjo klinikë do të lirohet një pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për dy raste priten rezultatet.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kthimi në punë i drejtorëve të ndërmarrjeve publike: A do të rikthehet edhe kryeshefi i ‘Trepçës’

Lajme

Fillon faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj koronavirusit

Lajme

Gjendet e pajetë një grua në fshatin Kreshovë

Lajme

Ja rregullat që duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit