Sport

Testohen të gjithë lojtarët e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka filluar përgatitjet për ndeshjet që do t’i luajnë në garat evropiane.

FC Prishtina do të luajë në parakualifikimet për Ligën e Kampionëve, pasi ka fituar titullin e kampionit në Kosovë për vitin 2020/21.

Skuadra e Prishtinës ka pasur probleme të mëdha vitin e kaluar me testime para ndeshjeve në Europa Legaue, ndërsa tani kanë filluar me përgatitje që të mos ndodhin problemet e vitit të kaluar, ku shumë futbollistë kishin rezultuar pozitiv dhe nuk mund të luanin.

Fisnik Kërçeli, drejtori sportiv i FC Prishtinës ka konfirmuar se dje janë testuar dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

“Ne kemi filluar me teste, dje i kemi bërë dhe kemi dalur të gjithë negativ. Do të jemi sy hapur dhe nuk do t’i bëjmë gabimet që kemi bërë vitin e kaluar“, tha Kërçeli për ‘GazetaBlic Sport’.

Vlen të potencohet se Prishtina do të luajë ndeshjen e parë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve me 22 qershor.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89