Lajme

Testimet për Covid-19 po bëhen në tendat e oborrit të IKSHPK’së

Testimet për Covid-19 po vazhdojnë tek tenda në oborrin e IKSHPK-së.

Po pajiset me veshje mbrojtëse.

Edhe këtë të Martë personeli i IKSHPK pritet të testojë një numër të madh të qytetarëve që po dyshojnë se janë prekur nga Covid 19.

E numri i atyre që po pritet ti nënshtrohen këtij testimi, është mjaft i madh.

Stafi i IKSHPK, po kujdesen që këtu të testohen vetëm personat që kanë udhëzim nga IKSHPK apo nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Të tjerët, u detyruan të kthehen.

Ani pse shumica prej tyre kanë simptoma të virusit corona, këtu nuk po mbahej distanca.

E në lidhje me këtë ankesa pati edhe një qytetar

E dikush tjetër që është shëndet ligë po kërkon që të mos hyjë brenda në tendë për testim.

Atyre iu mundësua të testohen brenda në veture.

Kërkesa të tilla pati mjaft.

Numri i qytetarëve që po vinin tek tenda në oborrin e IKSHPK-së vec po shtohej.

Dikush solli këtu edhe foshnjën.

Ndërkohë dikush këtë proces po e përjetonte keq.

Tenda për testimin e qytetarëve në oborrin e IKSHPK-së po vazhdon të jetë në dispozicionin e qytetarëve.

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit