Lajme

Teologu Bajrami për Valon Sylën: Djallëzim i një gazetari të pavetëdijshëm që i nxit qytetarët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Të ndalur e ka quajtur teologu Mustafë Bajrami komentimin satirik të gazetarit Valon Syla për dhuratën e blerë nga “xhemati” për hoxhën nga Prizreni, Mazllum Mazllumi.

Ai tha se një formë e tillë e publikuar në opinion është e ndalur sipas dispozitave të islamit.

“Ato çka i thotë për Isën e Muhamedin, islamin, xhenetin e natën e varrit, sipas normave juridike islame është e ndalur.

A i pëlqen dikujt a jo, nuk e di. Dhe këto shprehjet e tij pastaj kanë ngjallur reagime te disa të rinj. Një hadidh i Pejgamberit, shkoni dhe ndaleni me dorë, nëse nuk mundeni me këshillë (gojë), me zemër.”, tha teologu.
Ai ka vazhduar duke thënë se hoxhollarët në Kosovë gjithmonë janë paragjykuar nga shoqëria.“Ngjarjet e mëdha që i kumtojnë shumë, kurrë nuk lidhen rastësisht.

Ajo çka ka ndodh me hoxhën Mazllum Mazllumi dhe në përgjithësi hoxhollarëve është rezultat i një djallëzimi të një gazetari të pavetëdijshëm që i nxit qytetarët.”, tha tutje Bajrami në Politiko./PrishtinaPress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat