Sport

Tensione midis Shaqirit dhe Petkoviqit, shkaku i Granit Xhakës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Xherdan Shaqiri nuk u bashkua me Kombëtaren e Zvicrës për dy ndeshjet e radhës, atë kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.

Ai ka pëlqyer të qëndronte në Liverpool për të rikthyer besimin e Jurgen Kloppit.

Megjithatë problemi mund të jetë edhe marrëdhënia mes tij dhe trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkoviq.

“Blick” raporton se Shaqiri dhe trajneri nuk kanë raporte të mira, kurse shiriti i kapitenit mund të jetë një ndër arsyet.

Xherdan Shaqiri para se të shkonte në Evropian u ishte drejtuar mediave: “Po sikur Kosova të më dojë si kapiten. Të gjithë duan të jenë kapitenë. Unë jam në krye të hierarkisë. Do të duhej të isha me kapitenët. Unë jam padyshim i zhgënjyer”.

Kjo edhe mund të jetë arsyeja kryesore pse Xherdan Shaqiri nuk ka dashur t’i bashkohet Kombëtares.

Megjithatë mediat zvicerane e fajësojnë trajnerin që golashënuesi i tyre më i mirë ka mbetur jashtë listës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv