
Madridi po përballet me temperatura tejet të ulta. Stuhia “Filomena” ka goditur Spanjën dhe një nga zonat më të prekura është pjesa e Madridit. Ndikimi i madh i ftohtit ka prekur edhe ndeshjen mes Atletico Madridit dhe Sevillas, atje ku temperaturat shënuan në -10 gradë. Por për t’i hequr vuajtjen futbollistëve të saj që kanë qëndruar në stol përgjatë ndeshjes me Sevillan ka menduar stafi i Atletico Madrid.
Me një nxehje tërësisht të pazakontë dhe që nuk e kemi parë më herët, zëvendësuesit e ekipit të Simeones qëndronin në tribunë duke i ngrohur muskujt në bicikletë.
Gjithashtu pranë tyre ishte edhe një ngrohëse në mënyrë që lojtarët ta përballonin sa më lehtë acarin.