Lajme

Telegram ngushëllimi nga FFK, pas vdekjes së Adrian Kelmendit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një telegram ngushëllimi për familjarët dhe bashkëpunëtoret e Ardian Kelmendit.

Pronari i kompanisë ‘tiks.app’ që përkujdeset për shitjen e biletave për Përfaqësuesen e Kosovës, Adrian Kelmendi, ka vdekur sot.

Telegram ngushëllimi nga Presidenti i FFK’së, Agim Ademi:

“E nderuara familje Kelmendi!
Të nderuar bashkëpunëtorë të Ardit,

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë të ngushtë, Ardian Kelmendi, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta. Ardi ishte njëri prej bashkëpunëtorëve tanë të ngushtë, derisa njohurit e tij të mëdha në fushën e teknologjisë na ndihmuan në zhvillimin e shumë risive në federatë, sidomos në krijimin e platformës online të shitjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares. Përkushtimi në punë dhe idetë e tij ishin mahnitëse, derisa modestia që e karakterizonte e bënte atë të veçantë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat