Sport

Telefonata prej 20 sekondash e Fergusonit që e bindi Ronaldon të refuzonte Man Cityn

Cristiano Ronaldo ishte pranë bashkimit me Manchester City verën e fundit, por Sir Alex Ferguson thuhet se arriti të bindë yllin portugez të refuzojë ofertën e tyre dhe t’i bashkohet me Manchester Unitedin.

Portugezi fitoi një titull të Ligës së Kampionëve me Djajtë e Kuq nën urdhrat e Fergusonit përpara se të largohej nga Liga Premier për t’iu bashkuar Real Madridit në vitin 2009.

Pasi kaloi nëntë vjet te Los Blancos, ai iu bashkua Juventusit ku nuk arriti t’i çonte ata drejt një trofeu të Ligës së Kampionëve, por fitoi vetëm titullin në Serie A.

Ronaldo i kërkoi Zonjës së Vjetër që ta lejonte të provonte fatin e tij diku tjetër verën e fundit dhe City ishte klubi më i interesuar dhe i afërt për ta transferuar.

Megjithatë, sipas mediumit Daily Star, megjithëse City dukej se ishte favorit për nënshkrimin e tij, ishte një telefonatë 20 sekondash nga Ferguson që e bindi Ronaldon të kthehej në Old Trafford.

Siç raporton gazeta britanike, ish-trajneri i Unitedit i tha Ronaldos që të mos bashkohej me Cityn përpara se ta mbyllte telefonin, me sulmuesin portugez që iu bashkua Djajve të Kuq disa ditë më vonë.

Ndryshe, Unitedi do të përballet me skuadrën e Pep Guardiolës në derbin e qytetit, i cili do të zhvillohet në Old Trafford të shtunën në orën 13:30.

Ronaldo do të përballet me skuadrën që mund t’i bashkohej verën e fundit nëse nuk do të ishte mesazhi i koduar i Fergusonit në bisedën e shkurtër mes të dyve.

Related posts
Sport

Ofendoi gjyqtarin, dënohet Nderim Nexhipi

Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *