Sport

Telashe te Liverpooli, një tjetër futbollist mbyll sezonin para kohe

Kampioni i Anglisë nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion. Telashet e mëdha që po sjellin lëndimet sikur nuk kanë fund për trajnerin Jurgen Klopp, transmeton “Zeri.info”.

Ditën e sotme ka qenë radha e mbrojtësit 23-vjeçar Joe Gomez që t’i nënshtrohej një operacioni në gju, pas një dëmtimi që pësoi në grumbullimin me kombëtaren angleze dhe tani do t’i duhet të qëndrojë për muaj të tërë jashtë fushave.

Planet janë që Gomez të rikthehet në muajin maj, për të qenë gati për Kampionatin Evropian, ndërsa Klopp shpreson ta ketë gati për javët e fundit të sezonit, ndonëse diçka e tillë duket e vështirë.

Kujtojmë që në fillim të muajit tetor ishte holandezi Virgil Van Dijk që iu nënshtrua një operacioni dhe në rastin më të mirë do të kthehet në muajin prill, ndërsa më pas u dëmtua edhe mesfushori Fabinho, të cilin Klopp filloi ta përdorë si mbrojtës. /

Postime të ngjajshme
Sport

Hera e fundit e Maradonës në La Bombonera si kundërshtar i Bocas – u prit si mbret dhe nuk i përmbajti lotët

Sport

“A je i çmendur?!”, De Biazi zbulon bisedën e veçantë me Dukën për aktivizimin e Hysajt

Sport

Njihuni me futbollistin shqiptar i cili u përball dy herë me legjendën Diego Maradona

Sport

Atmosferë brilante në zhveshtoren e Ballkanit, dëgjojnë këngë popullore