Sport

Telashe te Liverpool para derbit me Arsenal

Problemet kanë nisur te skuadra e Liverpool, ngase do jenë pa mbrojtësin Andrew Robertson në vikend për përballjen ndaj Arsenalit.

Mbrojtësi pësoi lëndim në ndeshjen kualifikuese ndaj Danimarkës, ku u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 79’të.

Fatmirësisht për Skocinë, arritën të arkëtojnë pikët e plota dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në play-off.

Por, The Times, raporton se shkaku i lëndimit, Robertson do humbas përballjen ndaj Arsenalit.
Fatmirësisht për Klopp, është që mbrojtësi tjetër Kostas Tsimikas do jetë gati, i cili ka shkëlqyer me Greqinë.

Përballja e ‘zjarrtë’ ndërmjet Liverpool dhe Arsenal zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:30.

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *