Sport

Telashe te Feronikeli: Skuadra kërcënon lojtarët që do ta paguajnë shtrenjtë

Skuadra e Feronikelit këtë edicion bëri bukur shumë investime me synim ta luftojë titullin e kampionit, por me rezultatet e arritura deri tani nga skuadra, mund të flitet vetëm për mbijetesë, shkruan “Zeri.info”.

Humbja e sotme ndaj Drenicës në Skenderaj duket se ka qenë kulmi dhe skuadra e drejtuar nga Klodian Duro po përballet me një situatë aspak të mirë e këtë e konfirmon edhe mesazhi që u shkrua në Facebook nga vet faqja zyrtare e Feronikelit.

“Kjo ndeshje e sotme më shumë i takon amatorizmit, ekipi jonë sot na zhgënjeu. Jo vetëm sot, por po na zhgënjen nga fillimi i kampionatit, me përjashtim të dy takimeve. Krijuam kushte dhe pagesa për të luftuar për titull, por siç edhe shihet nuk e kanë marrë punën seriozisht dhe kështu nuk mund të sigurojmë dot as mbijetesën. I pyes lojtarët e mi, a e meritojmë ne si klub të na i bëni këtë?! Të jeni të bindur se do të paguani shtrenjtë, që nuk po arrini suksese.

Që nga sot, shumica e lojtarëve nuk do të kenë mundësinë të futen në fushën e lojës, të cilët nuk duan të mbrojnë ngjyrën e klubit, turp që e mbajnë atë fanellë. Ju me këto rezultate e turpëruat edhe qytetin që ju dha aq shumë. Më turpëruat mua personalisht dhe të gjithë në klub, që me shumë mund dhe shpenzime bënë që ju të arrini suksese. Priteni vendimin e klubit se do të ndëshkoheni”, shkruhet në komentin e klubit. /

Postime të ngjajshme
Sport

Ylli i Kosovës shërohet nga Koronavirusi

Sport

Trajneri më i ri dhe ai më i vjetër i Superligës në 5 sezonet e fundit, a e dini se kush janë ata?

Sport

Superliga: Ja cili referë është deleguar në më së shumti ndeshje

Sport

Ballkani po kryeson, por ja kush ishte lidere e Superligës pas xhiros së 15-të në sezonin e kaluar