Sport

Tekniku i Dukagjinit nuk është i kënaqur me pikën e fituar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Xhengis Rexhepi dhe Dukagjini i tij nuk shkuan më larg se një barazim përballë Ballkanit në shtëpi (0-0), raporton Gazetasheshi.com.

Megjithë rastet e krijuara, ekipi i Dukagjinit ishte i pafat në këtë ndeshje, por është vete trajneri Rexhepi që beson se rezultati i barabartë ishte epilog real për këtë sfidë.

“Është vetëm ndeshja e parë kampionale dhe si çdo herë ndeshjet e para janë të rënda. Ndeshjen e sotme mund ta ndajmë në dy fraksione, teksa në pjesën e parë luajtëm dobët pavarësisht se goditëm shtyllën, në pjesën e dytë krijuam më shumë raste dhe nuk patëm fat për të realizuar. Në përgjithësi nuk jam i kënaqur me lojën e treguar”, deklaroi Rexhepi për Gazetën SHESHI.

Më tej Rexhepi shtoi se ekipi tij do të këndellet në xhirot në vazhdim, teksa pret lojë edhe më të bukur.

“E di që jemi një ekip i mirë, por sot nuk ishim në elementin e duhur. Po të ishim më të vëmendshëm mund edhe ti kishim fituar pikët e plota. Por, gjithsesi vazhdoj të mendoj se rezultati i drejtë për këtë sfidë është barazimi, pasi që edhe kundërshtari kishte mundësitë e veta për ta fituar lojën. Në javët në vazhdim do të tregojmë karakterin dhe kualitetin që posedojmë”, mbylli Rexhepi.

Aktualisht Dukagjini renditet në mesin e tabelës, sikurse edhe Ballkani.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv