Lajme

Të shtëna me armë drejt një kombi-busi në Gjakovë

Në mbrëmjen e sotme një person ka shtënë me armë zjarri drejt një shoferi të kombi-busit në Gjakovë në rrugën “Gaspër Karaqi”.

Sipas njoftimit të Policisë, në kombi-busin e kompanisë “Ylli” kishte udhëtarë.

Aty thuhet se dy plumba qëlluan kombi-busin, por nuk pati të lënduar.

I dyshuari është ende në arrati dhe policia po merret me rastin.

“Ju njoftojmë se me datë 30.05.2021 rreth orës 19:22 në rr. “Gaspër Karaqi” kemi marrë informatë se një person i panjohur me veturë Opel Omega ngjyrë hiri (sipas një dëshmitari) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.K. i lindur në Klinë, banor i Gjakovës, ku i njëjti ishte duke drejtuar kombi-busin e kompanisë së transportit të udhëtarëve “Ylli”, ku dy predha kanë goditur këtë kombi por fatmirësisht nuk kemi asnjë person të lënduar”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’

Lajme

Policia e gjobit me 150 euro, 24-vjeçarin që tejkaloi në vijë të plotë

Lajme

Temperaturat e larta, IKSHPK del me apel për qytetarët