Lajme

Të rinjtë në lagjen ‘Mati 1’ gjuajnë me gurë në drejtim të veturave

Disa të rinj në lagjen Mati 1, pothuajse çdo natë po i shqetësojnë banorët e lagjes mirëpo edhe të tjerët që qarkullojnë në rrugë me vetura.

Para kompleksit ‘Tregtia’ në rrugën C disa të rinj po mblidhen çdo natë dhe në grup po sulmojnë njerëzit që qarkullojnë me vetura.

Në adresë të Insajderit një qytetar ka dërguar video ku shihen të rinjtë duke sulmuar një veturë me gurë e më pas duke u larguar.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Policia e Kosovës por që ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj tyre.

https://video.gjirafa.com/te-rinjte-ne-lagjen-mati-1-gjuajne-me-gure-ne-drejtim-te-veturave-mp4

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar