Lajme

Të plagosurit në ‘Mati 1’ kishin plagë në kokë, kraharor e enët vitale

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente, Avdush Bajgora, ka dhënë detaje të reja për të plagosurit në përleshjen e armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Edhe dr. Bajgora ka konfirmuar lajmin e raportuar nga KALLXO.com për vdekjen e personit të dytë të plagosur në incidentin e sotëm.Për dy të plagosurit e tjerë ka thënë se po u nënshtrohen operacioneve për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë nga armët e zjarrit.

Për njërin prej të vdekurve ka thënë se ishte sjellë në QKUK me plagë të rënda në kokë dhe nuk u ka mbijetuar plagëve.Edhe i plagosuri tjetër, i cili kishte plagë në kraharor nga arma e zjarrit, nuk u ka mbijetuar plagëve.

Sipas dr. Bajgorës, momentalisht në sallat emergjente kirurgjike janë duke u kryer dy intervenime kirurgjike.

“Njëri pacient ka lëndime në kokë nga armë zjarri dhe operacionin po e kryen ekipi i neurokirurgjisë, ndërsa pacienti tjetër ka lëndime të enëve vitale dhe operacioni po kryhet nga ekipi i kirurgjisë vaskulare”, ka thënë Bajgora.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat