Sport

Të përgjysmuar kundër Sllovenisë, këta janë 9 futbollistët që i mungojnë Kosovës sonte

Sonte, Kosova është mysafirë i Sllovenisë, përballje e vlefshme për grupin C të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” duan fitore edhe pse do jenë pa disa nga lojtarët kryesorë.

Me saktësisht Kosova do jetë pa plotë nëntë lojtarë, disa prej tyre mungojnë shkaku i kartonëve, derisa disa nga lëndimet.

Herolind Shala, Bersant Celina, Benjamin Kololli, Florent Muslija, Idriz Voca, Betim Fazlili, Leart Paqarada, Arbër Zeneli dhe Milot Rashica nuk do jenë të pranishëm ndaj Sllovenisë.

Kololli dhe Shala mungojnë shkaku i pezullimit sepse janë ndëshkuar me kartonë në ndeshjen e mëparshme, kurse Celina, Zeneli, Voca dhe Muslija janë të lënduar.

Faziliji mungon shkaku i dokumentacionit, derisa dyshja Rashica dhe Paqarada nuk u lejuan nga klubet e tyre që t’i bashkohen Kosovës shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Postime të ngjajshme
Sport

Intervistë ekskluzive me yllin e skuadrës së Arbërisë

Sport

Diplomati serb frikësohet nga lista e publikuar e kabinetit të presidentit të ardhshëm të SHBA’së, Joe Biden

Sport

SUPERLIGA LIVE: Llapi – Prishtina & Trepça ’89 – Besa

Sport

Feronikeli pretendon se FFK-ja në krye me Agim Ademin po i favorizon ekipet e Gjilanit