Lajme

Të papërgjegjshëm: Identifikohen dy persona nga Policia për zjarrëvenie në Prishtinë

Policia e rajonit të Prishtinës ka bërë të ditur se në dy raste të ndara ka identifikuar dy të dyshuar për zjarrëvenie, shkruan Gazeta Metro.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka thënë për Gazeta Metro, se rreth orës 10:15, është pranuar informata për zjarr në fshatin Siçevë të komunës së Prishtinës, ndërsa nga hetimi i bërë nga policia ka arritur që të identifikoj një 20 vjeçar të dyshuar.

Ndërsa rreth orës 13:30, policia ka marrë informatën për një zjarr tjetër në rrugën “Gjergj Gjini” në Prishtinë. Pas hetimeve të para që janë bërë, policia ka identifikuar edhe personin që dyshohet së ka ndezur një zjarr i cili ka dalë nga kontrolli.

Me vendim të prokurorit të shtetit policia ka iniciuar rastin “Zjarr vënie” për të dy personat e identifikuar si të dyshuar për rastin në fjalë.

“Rreth orës 10:15, është pranuar informata për zjarr në fshatin Siçevë të komunës së Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar për lokalizim zjarri. Nga një hetim preliminar që policia i ka bërë rrethanave të ngjarjes ka identifikuar një të dyshuar, mashkull, 20 vjeç, ndaj të cilit me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin “Zjarr vënie” për ta proceduar më tej. Po ashtu, rreth orës 13:30, policia ka marrë informatën për një zjarr në rrugën “Gjergj Gjini” në Prishtinë, ku të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vend ngjarje. Së këndejmi veprimet e para hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e një të dyshuari, mashkull, i cili ka ndezur një zjarr në shkurre dhe përkundër që zjarri ka dalë nga kontrolli, fatmirësisht është lokalizuar shpejt. Ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit policia ka iniciuar rastin “Zjarr vënie”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Lajme

U raportua se janë kthyer eshtrat e Ukshin Hoti, ja çfarë thotë djali i tij

Lajme

Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19