Lajme

Të paktën 7 truproje e përcjellin Kurtin për në qendrën e votimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ai ka arritur në qendrën e votimit bashkë me një numër të madh truprojesh, të cilët e kanë rrethuar dhe janë kujdesur për sigurinë e të parit të ekzekutivit.

Në pamje shihen të paktën 7 truproje të cilët e përcjellin Kurtin që nga dalja prej makinës dhe futen bashkë me të në qendrën e votimit tek objekti i Fakultetit Juridik në Prishtinë.

Kurti pasi ka përfudnuar votimin ka inkurajuar qytetarët që të dalin për të votuar teksa nuk ka harruar të flasë edhe për motin.

“Moti është shume i bukur dhe pa të reshura andaj pjesëmarrja sa më masive është e pritshme. Me 14 nëntor mund të themi se po e përmbyllim një vit të mirë electoral që nisi me 14 shkurt, vazhdoj me 17 tetor dhe tash e kemi balotazhin. Republika e Kosovës ka dëshmuar se është shtet demokratik dhe qytetarët në mënyrë të lirë zgjedhin kryetarët e komunave”, ka thënë Kurti./Express/

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=external&v=432573981639219

Related posts
Lajme

Policja kosovare poston foto duke gjuajtur me armë në poligon

Lajme

Shoferi në Ferizaj nuk e ndal gazin as në zebra, dalin pamjet kur godet këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Lajme

Borrell reagon pas sanksioneve të SHBA-së ndaj dy serbëve të Kosovës

Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *