Sport

Të pakënaqur me gjyqtarin, klubi kosovar i futbollit njofton se do ta shqyrtojnë tërheqjen nga garat

Klubi i futbollit A&N në kategorinë e femrave, ka njoftuar se pas përfundimit të këtij sezoni do ta shqyrtojnë tërheqjen nga garat.

Kjo vjen pas humbjes së sotme nga KFF Kosova Vr me rezultat 0-1, ku sipas klubit prizrenas, ata janë dëmtuar nga vendimet e gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Bardh Ajeti, shkruan Gazeta Olle.

Njoftimi i plotë nga KF A&N:

MBYLLET TAKIMI
KFF A&N 0-1 KF Kosova Vr
❕NJOFTOJMË❕
Sot në ndeshjen kampionale në mes te klubit tonë dhe klubit futbollistik Kosova VR në kategorinë e femrave pësuam humbje me rezultat 0-1.
Pa dashur që të justifikojmë humbjen e sotme , njeri ndër akteret kryesore ishte arbitri kryesore Bardh Ajeti i cili me vendimet e tij na dëmtoi në shumë raste.
Ne jemi një klub shumë serioz ku loja fer dhe korrekte janë njeri nder qellimet kryesore. Pas seciles ndeshje cili do qoftë rezultati ne i kemi uruar dhe falenderuar te gjithe pjesëmarresit dhe zyrtarët e secilës ndeshje.
Pas përfundimit te kampionatit presidenti dhe bordi drejtues i klubit do të ulen për të shqyrtuar seriozisht tërheqjen nga garat në kategorinë e femrave.
FC A&N | 03/05/2021

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien