Sport

Të mërkurën pritet vendimi i UEFA-së, ja çfarë po i pret Realin, Juventusin dhe Barcelonën

Është raportuar se UEFA do të njoftojë vendimin disiplinor kundër Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës për krijimin e Superligës Evropiane të mërkurën e ardhshme.

Qëllimi është që situata të zgjidhet përpara se të fillojë Kampionati Evropian Euro 2020 të premten në mbrëmje.

Sipas “La Repubblica”, data më e mundshme për vendimin është e mërkura, megjithëse kjo do të jetë larg përfundimit të çështjes, përcjellë KosovaPress.

Klubet tashmë kanë përgatitur ankesa në gjykatat civile si dhe gjykatat sportive.

Është e mundur që këto tri klube do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm apo ndoshta edhe vetëm do të gjobiten.

Juve, Barca dhe Real Madridi janë të vetmet skuadra që janë ende të angazhuara në projektin e Super Ligës pasi nëntë klubet tjera u tërhoqën brenda 48 orësh.

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria