Lajme

Të gjithë sytë te ndeshja e Kosovës por në fundjavë zhvillohet disa superndeshje në Superligë

Kosova këtë të mërkurë zhvillon ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve për këtë edicion.

Përfaqësuesja jonë do të ndeshet me Moldavinë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe një fitore e mbanë ekipin tonë në Ligën C, ndërsa humbja e rikthen në Ligën D, shkruan “Zeri.info”.

Kjo ka bërë që e gjithë vëmendja e futbolldashësve të jetë te kjo ndeshje duke e harruar deri diku Superligën.

Gjithsesi, vikendi që vjen elita e futbollit tonë rikthehet në aksion pas një pauze dy javore për shkak të ndeshjeve te Kosovës, ku vijnë disa ndeshje shumë joshëse.

Vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku Ballkani e pret Llapin ku pritet luftë e ashpër në fushë pasi vetëm fitorja kënaq dyja skuadrat.

Ndeshje tjetër joshëse është edhe ajo ndërmjet Prishtinës e Trepçës ’89 që luhet në “Fadil Vokrri”.

Çiftet komplete të javës së 13-të:

Besa – Drita, Prishtina – Trepça ’89, Gjilani – Drenica, Ballkani – Llapi, Feronikeli – Arbëria.

Postime të ngjajshme
Lajme

Pamje nga burgu ku po qëndrojnë Thaçi e të tjerët

Lajme

AAK-së i shtohet edhe një deputet

Lajme

Zv.Ministri i Kulturës: Nëse Albini është ndryshimi, vaj halli për Kosoven!

Lajme

Tërmkolli, kritikon ashpër zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj