Lajme

Të gjithë i duan zgjedhjet, por..

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ndonëse si datë për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është caktuar 22 gushti (e enjte), përfaqësues të partive politike dhe njohës të çështjeve politike po shprehen pesimistë mbi atë se të gjitha partitë politike janë serioze për gatishmërinë e tyre për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Edhe pse deklarativisht të gjitha partitë, duke përfshirë edhe ato në pushtet, PDK-në, AAK-në, Nismën e AKR-në, kanë theksuar se janë pro formimit të një qeverie të re përmes votës së qytetarëve, partitë në opozitë (LDK-ja dhe LVV-ja) po vlerësojnë se një gjë e tillë mund të ndryshojë.

Përfaqësues të këtyre dy partive thonë se është PDK-ja ajo e cila në momentin e fundit mund t’i ndërrojë qëndrimet dhe potencialisht t’i kontribuojë formimit të një qeverie të re teknike.

Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se për shkak të interesave të ndryshme, mungesës së një alternative, por edhe ndikimit të bashkësisë ndërkombëtare, duke u deklaruar më të prerë rreth nevojës për mbajtjen e zgjedhjeve, shpërndarja e Kuvendit të Kosovës mund edhe të mos ndodhë më 22 gusht.

Rrjedhimisht, sipas tyre, asnjëra nga subjektet politike në vend nuk është plotësisht e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme./zëri/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat