Sport

Të gjithë e kritikuan mbrëmë, këto janë statistikat e Atdhe Nuhiut

Mbrëmë Kosova u mposhtë nga Mqedonia e Veriut me rezultat 1:2, duke i dhënë kështu fund ëndrrës për një kualifikim në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin tjetër.

Ndër futbollistët më të kritikuar ishte sulmuesi, Atdhe Nuhiu që luajti 45 minuta, transmeton Indeksonline.

Talljet për paraqitjen e tij në rrjetet sociale nuk kanë të ndalur. Paraqitja e Nuhiut nuk është e mirë as në statistika.

Ai pati një goditje dhe atë jashtë portës. Nuk bëri asnjë driblim. 16 herë erdhi në kontakt me topi, duke bërë vetëm 9 pasime nga 13 tentime.

Nuhiu e humbi topin gjashtë herë dhe shkaktoj dy faula. Po ashtu, ai ishte edhe njëherë në ofsajd.

Mbetet të shihet nëse Nuhiu do të luaj startues në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës kundër Sllovenisë dhe Greqisë./

Postime të ngjajshme
Sport

Liga e Evropës – super Milan, tri pikë edhe ndaj Sparta Prague për lidershipin e grupit

Sport

Mirlind Daku kishte menduar ta linte futbollin, a do ta blejë Ballkani atë?

Sport

Prizreni është ekipi më i ri nga qyteti antik i Kosovës që regjistron rezultate fantastike qysh në vitin e parë të themelimit

Sport

Salihu: Dikujt po i pengojnë sukseset e Përfaqësueses, që 30 vite disa persona qeshin me të gjithë kryetarët e FFK-së