
Tashmë jemi mësur që reperja Tayna të na befasojë jo vetëm nga ana muzikore por, edhe nga paraqitja e saj.
Së fundmi ajo ka paralajmëruar se do të pushojë nga koncertet dhe se do të merret më shumë me veten duke u relaksuar kështu në lokacione të ndryshme.
Në një foto të publikuar në rrjetin social Instagram, ajo ka shfaqur linjat e saj trupore në bikini njëpjesëshe.
Kujtojmë se “Sorry” titullohet projekti i fundit muzikor nga Tayna, i cili u prit mirë në publik.