Sport

Taulant Seferi konfirmon ndarjen me Young Boys, flet për transferimin e mundshëm te Shkëndija

Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi nuk do të jetë më pjesë e kampionëve të Young Boysit. Lajmi është konfirmuar nga vetë 24-vjeçari, nëpërmjet një lidhje live në “Instagram”me Frederik Veselin.

I ngacmuar nga ky i fundit për zërat e fundit për një akord të mundshëm me Shkëndijën e Tetovës, Seferi nuk i mohoi në mënyrë kategorike këto zëra, teksa theksoi se nuk ende s’ka diçka konkrete.

“Pse nuk iu kthen përgjigje fansave për Shkëndijën vëlla, ku do transferohesh”?- ishte ngacmimi i Veselit.

“Nuk ka diçka konkrete për sa i përket Shkëndijës. Po të kishte do ta kasha bërë publike vetë. Për momentin ndodhem në Maqedoni, pranë familjes. Për pak ditë do të kthehem në Zvicër, për të diskutuar me klubin. E sigurt është që do të largohem nga Jang Bojsi në janar. Nuk e kemi vendosur ende të ardhmen. Shpresoj të shikohemi në mars”, deklaroi Seferi gjatë bashkëbisedimit me mbrojtësin e Kombëtares.

Postime të ngjajshme
Sport

Ylli i Real Madridit sot kompleton transferimin e tij te Arsenali

Sport

Vdesin 4 futbollistë dhe presidenti i klubit pas rrëzimit të aeroplanit

Sport

Gazeta spanjolle tregon se ku do zhvillohet ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës

Sport

Pamja e re befasuese e Ibrahimovicit: Shaka apo e vërtetë?