Sport

Tare udhëton drejt Gjermanisë për negociata, dy skuadra nga Bundesliga kërkojnë transferimin e Muriqit

Skuadra italiane Lazio ka marrë rrugë për në Gjermani për ta zhvilluar fazën përgatitore.

E me pjesën tjetër të skuadrës ka udhëtuar edhe drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare.

Gazeta italiane ‘Il Messaggero’ raporton se është e ardhmja e Muriqit ajo që e ka çuar drejtorin sportiv drejt Gjermanisë, teksa dy klube të Bundesigës kanë shfaqur interes për shërbimet e prizrenasit.

Sulmuesi shtatlartë nuk është përshtatur me bardhekaltrit, prandaj mundësia e një transferimi nuk përjashtohet.

Dy skuadrat gjermane, Borussia Moenchegladbach dhe Eintracht Frankfurt kanë shfaqur interesim për sulmuesin kërkojnë të gjejnë një marrëveshje për Muriqin, ndërsa kanë hedhur në tryezë mundësinë e huazimit për një sezon me të drejtë blerjeje në fund.

Por kjo formulë duket e shtrenjtë për Lazion, për këtë arsye Tare ka shkuar personalisht në Gjermani për të arritur akordin për shitjen përfundimtare.

Ndërkohë për sa i përket Eintracht Frankfurtit, marrëveshja mund të përfshijë edhe sulmuesin anësor Filip Kostic i cili mund t’i bashkohet Lazios.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar