Sport

Talenti shqiptar nënshkruan me gjigantin skocez

Si duket djali i legjendës Rudi Vata, Magners Vata është në gjurmët e të atit pasi ka firmosur kontratën e parë si profesionist i skuadrës skoceze Celtik.

Vetëm 15 vjeç, Magners është aktivizuar në ekipet zinxhir të Celtiku ndërsa ditën e djeshme ka nënshkruar kontratën e parë që e mban të lidhur me klubin me kushte profesioniste.

15-vjeçari ndjek kështu hapat e të atit i cili u aktivizua me Celtikun në vitet 1993-1996 duke realizuar dhe 4 gola. Magners gjithashtu është aktivizuar dhe me moshat e Irlandës duke u mbajtur si talent premtues në radhët e ishullorëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko

Sport

Shkëndija emëron trajnerin e ri

Sport

Ballkani ‘befasohet’ në Turqi, takohet me drejtuesit e klubit të njohur