Sport

Talenti shqiptar i Interit transferohet në Gjermani

Futbollisti i talentuar shqiptar, Ramën Çepele, është transferuar nga Interi te skuadra gjermane Hannover, raporton Zeri.info.

Çepele do të luajë fillimisht me të rinjtë e Hannoverit, por kalimi tek skuadra e parë është i sigurt dhe këtë e ka pranuar edhe drejtori sportiv i, Gerhard Zuber, duke deklaruar se afrimi i lojtarit të talentuar shqiptar konfirmon strategjinë e klubit për të investuar tek të rinjtë.

Ai është prezantuar tashmë të skuadra gjermane.

Çepele bëri emër kur Edi Reja e ftoi te Shqipëria në moshën 17 vjeçare për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Çepele ka nënshkruar kontratë për 2 vite, sepse kur je nën 18- vjeç rregullorja nuk lejon nënshkrimin e një kontrate me kohëzgjatje më shumë se dy vite.

Hanoveri është shpallur dy herë kampion i Gjermanisë dhe ka fituar edhe një herë Kupën, ndërsa aktualisht ndodhet në Bundesligën e Dytë gjermane.

Postime të ngjajshme
Sport

Mirlind Daku kishte menduar ta linte futbollin, a do ta blejë Ballkani atë?

Sport

Prizreni është ekipi më i ri nga qyteti antik i Kosovës që regjistron rezultate fantastike qysh në vitin e parë të themelimit

Sport

Salihu: Dikujt po i pengojnë sukseset e Përfaqësueses, që 30 vite disa persona qeshin me të gjithë kryetarët e FFK-së

Sport

Trajneri i Werder Bremenit deklarohet sërish për Milot Rashicën, tregon pse nuk po luan ylli i Kosovës