Sport

Talenti nga Kosova bëhet me kompani të re menaxheriale

Arlind Shabani është njëri nga futbollistët më premtues që ka dalë nga futbolli kosovar.

Mesfushori 19-vjeçar u largua në verën e vitit të kaluar nga Trepça ’89 për tu bashkuar me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim & Lumi, shkruan Gazeta Olle.

19-vjeçari falë formës së mirë që po kalon, ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës U21.

 

Së fundmi, Shabani ka nënshkruar kontratë me kompaninë turke të menaxhimit “All Star Football Agency”.

“Më në fund, super ylli 19-vjeçar nga skuadra e Strugës së Maqedonisë, Arlind Shabani, ka zgjedhur agjensinë tonë”, ishin fjalët e Cengiz Ibret, i cili është pjesë e stafit të kësaj agjensie.

Postime të ngjajshme
Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës

Sport

Ka gol në finalen, Dukagjini – Llapi

Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi